zoom

Sport

Kukësi njofton afrimin në sulm, përforcohet me 22-vjeçarin nga Maqedonia

Kukësi përforcohet në sulm me futbollistin Jakup Berisha, i cili vjen pas aventurës në kampionatin maqedonas.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Jakup Berisha

Mosha: 22 vjeç

Gjatësia: 1.81 m

Pozicioni: Sulmues i djathtë

/zoom.al/