zoom

Aktualitet

KUJDES! Pamje të rënda nga masakra në Shkodër, trupat e pajetë të shtrirë në tokë

Shkodra u trondit ditën e djeshme nga një atentat mafioz, që shkaktoi tre të vdekur.

Zoom.al ka siguruar videon e regjistruar vetëm pak sekonda pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e pajetë të Hamza Licit dhe të Flutura Bashës, të shtrirë në trotuar. Në pamjet e mëposhtme, që janë tepër të rënda, duket i shtrirë në tokë edhe Bashkim Basha, bashkëshorti i Flutura Bashës, pas aksidentit që pësoi. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas të shtënave me breshëri në Dobraç pasditen e të mërkurës, humbën jetën në vendngjarje Hamza Lici dhe Flutura Basha. Lici, që dyshohet se ishte shënjestra, u ekzekutua në makinë nga persona ende të paidentifikuar. Ndërsa Flutura Basha vdiq për shkak të aksidentit që u shkaktua, kur makina e Licit humbi kontrollin. Ajo po udhëtonte me motor së bashku me bashkëshortin e saj.

Viktimë e tretë mbeti edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për kryetar bashkie në Shkodër. Ai ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes sepse u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej në makinë së bashku me Hamza Licin.