zoom

Të gjitha

Kualifikueset e play-off/ Mancini shpall listën, mungon Balotelli

Italia do të luajë në fund të muajit mars ndeshjen kualifikuese të play-off përballë Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për një biletë në Kupën e Botës që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Trajneri i Kombëtares, Roberto Mancini, ka bërë të ditur listën me futbollistët e grumbulluar që do të marrin pjesë në përballjet vendimtare me objektiv kualifikimin në botëror, ku vihen re dhe surpriza.

Mungon Balotelli, i përjashtuar nga Mancini për shkak të mos bindjes sa i përket gjendjes fizike, sipas të cilit nuk mjafton për të marrë pjesë në këto eleminatore. Në vend të tij është ftuar Joao Pedro nga Cagliari.

Lista e plotë:

Portierët: Cragno, Donnarumma, Gollini, Sirigu.

Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Florenzi, Luiz Felipe, Mancini.

Mesfushorët: Barella, Cristante, Jorginho, Pellegrini, Locatelli, Pessina, Sensi, Tonali, Verratti.

Sulmuesit: Belotti, Berardi, Immobile, Insigne, Joao Pedro, Politano, Raspadori, Scamacca, Zaccagni, Zaniolo.

/zoom.al