Aplikacion
Princesha Latifa ka bërë përpjekje të ikë nga Dubai në vitin 2018. Në një video të ndarë me BBC-në, ajo ka thënë se komandot e kanë droguar dhe e kanë kthyer në paraburgim.
Familja mbretërore e Dubait ka thënë më herët se princesha Latifa po mbahet “nën kujdes në shtëpi”. Më 5 mars, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë në pritje të detajeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dy javë pas kërkesës për prova të jetës.
Në deklaratën e së martës, ekspertët e Kombeve të Bashkuara i bënë thirrje edhe një herë Qeverisë së Emirateve të Bashkuara që “të sigurojë informacione pa vonesa” për fatin e princeshës Latifa.
Ata kërkuan “verifikim të pavarur të kushteve nën të cilat mbahet dhe lirimin e saj të menjëhershëm”.
Në regjistrimin e marrë nga BBC në muajin shkurt, princesha Latifa ka thënë se ajo po mbahet peng në një “vilë të shndërruar në burg”, pa pasur asnjë qasje në ndihmë mjekësore.
Babai i Latifës, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga liderët më të pasur në botë, sundimtar i Dubait dhe nënkryetar i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama vijon akuzat për Rai 3: I çova një mesazh drejtorit. Padi për gazetarin italian