zoom

Politikë

Kryetarja e LSI voton e para: Verdikt për ta çuar vendi në Europë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka hedhur votën në këto zgjedhje. Ajo tha se ky është një verdikt për ta cuar vendin në Europë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në.
Faleminderit!