zoom

Bota

Kryeministri filandez paralajmëron: Putin po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin, por…

Kryeministri i Finlandës paralajmëroi sot Botën, teksa tha se Rusia është “duke u përgatitur” për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin.

Petteri Orpo, në fjalën e tij në në Parlamentin Evropian, u shpreh se pavarësisht të gjithave, presidenti rus nuk është i pathyeshëm.

Orpo foli mes të tjerash edhe në lidhje me rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.

“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin, por Rusia nuk është e pathyeshme”, u tha Orpo eurodeputetëve.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit lindor finlandez, në atë që e quajti një veprim të papranueshëm.

Nga ana tjetër, kreu i kremlinit paralajmëroi po sot SHBA-të dhe BE-në se nëse tentojnë të sulmojnë Rusinë, ai nuk do hezitonte aspak që të përdorte armët bërthamore në masë. /ZOOM.AL/