zoom

Politikë

Kryemadhi: Uragani i fitores ka nisur, bashkë do e përmbysim Rilindjen!

Teksa na ndajnë 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale.

Radhë të gjatë makinash, takime me qytetarët janë pjesë e videos në fjalë. Kryemadhi shkruan se uragani i fitores ka nisur dhe rritet çdo ditë, e na afron me 25 prillin, të cilën ajo e quan referendum .

Postimi:

Uragani i fitores ka nisur dhe rritet më i madh çdo ditë që na afron me datën e referendumit të 25 prillit. Bashkë përmbysim Rilindjen dhe ndërtojmë Shqipërinë Tuaj! #VOTO6 ? #VOTOLSI?