zoom

Aktualitet

Fushë-Krujë/ Shpërthim me tritol në oborrin e një banese

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në banesën e pabanuar të shtetasit me iniciale A.P. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Ndërkohë në policia janë shoqëruar disa persona, që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, lënda plasëse dyshohet se është vendosur për shkak të disa konflikteve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.