zoom

Ekonomi

Kriza e biznesit fason, Qeveria njofton se do akordojë 4 mld lekë dhe garanci shtetërore për huanë

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrat po mbajnë një konferencë për mediat.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave pas miratimit të Aktit Normativ të Buxhetit 2024, ka deklaruar se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.

Ministri Mete ka shtuar se me aktin normativ parashikohet një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor.

“Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, tha  ai.