zoom

Sport

Kritikohet Skuka, trajneri i Metz tregon çfarë nuk i pëlqen te ish-sulmuesi i Partizanit

Transferimi në Ligën e Dytë franceze, nuk ka shkuar sipas pritshmërive për sulmuesin Xhuliano Skuka.

Ish-futbollisti i Partizanit, po aktivizohet me pikatore nga trajneri i Metz, Laszlo Boloni, ndërsa nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje si titullar.

“Prisja më shumë nga Xhuliano, i cili mund të kishte sjellë më shumë rrezik. Përshtatja e tij po shkon me vështirësi, por ai ka luajtur pak deri tani. Një zëvendësues duhet të dijë të marrë pishtarin dhe të sjellë akoma më shumë energji. Më pelqen qendrueshmëria, por gjithçka varet nga ndjenjat e mia personale. Ndonjëherë ka një ndryshim midis asaj që do të doja të  bëja dhe  asaj që mund të bëj. Eksperienca nuk varet domosdoshmërisht nga mosha”, u shpreh Laszlo Boloni.

Që pas transferimit në merkaton e janarit nga Partizani, Skuka ka grumbulluar 7 ndeshje në Ligën e Dytë franceze, të gjitha si zëvendësues duke grumbulluar në totola 72 minuta. /zoom.al/