zoom

Stil

Kriset sërish miqësia mes Noizyt dhe Stresit/Dy reperët habisin fansat me veprimin e papritur

Rreth dy vite më parë, Stresi dhe Noizy i dhanë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen asokohe në armiq të përbetuar.

Ata vendosën t’i sheshonin konfliktet mes tyre duke ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin.

Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur mes tyre. Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Sakaq ata kanë fshirë dhe videon e një pjesë të këngës së tyre më të re e cila pritej të publikohej shumë shpejt.

Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim mes dy reperave apo e gjitha kjo ështën jë lëvizje për të tërhequr vëmendjen për projektin e tyre të ri.