zoom

Aktualitet

Krimi në Elbasan, BE: Akti i dhunshëm të hetohet

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Elbasan mesditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Në deklaratë thuhet se duhet hetuar me shpejtësi ajo që ka ndodhur, ndërsa bëhet thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës.

Më herët reagoi edhe Ambasada e SHBA duke i bërë thirrje Metës, Ramës e Bashës për vetëpërmbajtje

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.