zoom

Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Vlorë, flet e afërmja e viktimave: Dëgjova ulërimat dhe erdha, s’kanë pasur konflikte

Krimi i dyfishtë në Mëkat të Vlorës, ka tronditur jo vetëm familjarët, por të gjithë banorët e fshatit.

Një e afërme e dy viktimave tregon se ka dëgjuar ulërimat e mamasë së viktimës dhe ka shkuar menjëherë drejt banesës. Ajo tregon se mes dy viktimave nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe për të riun që vrau xhaxhain dhe më pas veten thotë se ka qenë një djalë shembullor.

Kushërinj jemi, një fis, po unë nuk jetoj këtu, jetoj poshtë. Dëgjova ulërima dhe erdha.

Çfarë dëgjova?

Dëgjuam ulërima që po qante e ëma.

Kanë pasur konflikte?

Jo, jo nuk kanë pasur. Ai ka qenë djalë, nuk e di çfarë për them të. (Nis e qan)

Ka qenë këtu apo në emigrim?

Këtu, në emigrim ka qenë më përpara.

Po për çfarë kanë debatuar sot?

Nuk e di. Dëgjova ulërimat e të ëmës dhe erdha.

Thonë që ka pasur probleme me depresionin…

Jo, jo. Ai ishte djalë me të gjithë cilësitë. Nuk e çfarë i thua.

Ishte i martuar?

Jo.

Po xhaxhai?

Ai jeton në Vlorë.

Keni pasur dijeni për debate?

Ai skuqej kur të fliste me gojë.

Kanë pasur debate për prona?

Po ai që copë tokë ka.

Po çiften që e keni pasur me leje dini gjë?

Jo, jo nuk dinim gjë. Unë dëgjova ulërimat e të ëmës dhe erdha.