zoom

Aktualitet

Krimi horror në Kuçovë, fqinjët: Si ky monstra ka plot

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kozare në Kuçovë, ku një 64-vjeçare është gjendur e vdekur në një kanal në afërsi të banesës së saj.

Në media, fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit, 64 vjeçe, e cila u vra nga Fetah Narra janë shprehur se autori i krimit njihet si një person me probleme të shëndetit mendor.

“Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihej si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s’bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh”, tha një i afërm i viktimës.

“E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s’ka patur kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona”, tha një tjetër i afërm i viktimës.

“Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje”, u shprehën banorët e zonës.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka tronditur të gjithë opinionin publik, teksa viktima është gjendur në një kanal në afërsi të banesës gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.