zoom

Aktualitet

Krim në familje, nusja vret vjehrrën

Një krim në familje ka nodhur mbrëmjen e së Shtunës në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë vjehrrën, duke i shkaktuar vdekjen.

Në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, policia sqaroi këtë të Diel se ngjarja krimi në orët e mbrëmjes, në banesën në fshatin Burrim, ku gratë jetonin. Dyshohet se për motive të dobëta, 44-vjeçarja Miranda Markja ka goditur me mjet thikë vjehrrën e saj, shtetasen  Naile Markja, 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë, shtuan të njëjtat burime.

Pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes, si dhe ka vënë në pranga 44-vjeccaren Miranda Markja.

Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

Sipas fqinjëve, nusja dhe vjehrra kishin shpesh konflikte me njera-tjetrën.