zoom

Ekonomi

Kreditimit në dollarë po i vjen fundi

Kreditimi i sektorit bankar në dollarë amerikanë vitin e kaluar preku nivelin më të ulët në pesë vjet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2020 kredia e re në monedhën amerikane ra në 92 milionë dollarë, në rënie me 34% krahasuar me vitin 2019 dhe në nivelin më të ulët të regjistruar nga seria e disponueshme e statistikave të Bankës së Shqipërisë, prej vitit 2015.

Në fillim të viteve 2000, euro zëvendësoi gradualisht dollarin si valuta e huaj më e përdorur në ekonominë shqiptare. Ky zëvendësim u reflektua edhe në sektorin financiar, duke sjellë rënie të përdorimit të dollarit si monedhë për mbajtjen e depozitave dhe për dhënien e huave. Kredia në dollarë amerikanë përdoret kryesisht nga bizneset që kanë marrëdhënie tregtie me SHBA dhe shtete të tjera ku dollari vazhdon të jetë valuta e huaj dominuese në ekonomi dhe këmbimet tregtare. Duke qenë se tregtia e jashtme e Shqipërisë tani dominohet kryesisht nga marrëdhëniet me Bashkimin Europian, (me 75% të eksporteve dhe 58% të importeve për vitin e kaluar) edhe nevojat për dollarë të lidhura me aktivitetin tregtar kanë rënë.

Vitin e kaluar, kredia në dollarë amerikanë përbënte vetëm 4% të huasë së re të dhënë për ekonominë. Rënia e kredisë në dollarë me siguri është ndikuar edhe nga pasojat që shkaktoi pandemia e Covid-19, që sidomos në tremujorin e dytë të 2020 e tkurri ndjeshëm në tërësi aktivitetin kreditues të sektorit bankar në vend. Si segment më i vogël dhe specifik, kreditimi në dollarë mund t’i ketë ndier më shumë efektet nga rënia e këmbimeve tregtare për vitin e kaluar. Importet e Shqipërisë për vitin 2020 pësuan një rënie vjetore me gati 7%, ndërsa eksportet me 9%.

Sidomos pas muajit Shtator 2020, normat e interesit të aplikuara për kredinë në dollarë amerikanë pësuan rënie të ndjeshme. Kredia e re në dollarë për bizneset në tremujorin e fundit të vitit të kaluar u dha me një interes mesatar prej 3.4%, duke qenë në nivele më të ulëta krahasuar me lekun, madje edhe me euron. Për Janarin 2021, interesi mesatar i kredisë në dollarë ra edhe më shumë në 2.3%.

Rënia e interesave në dollarë refekton një tendencë të njëjtë në tregjet ndërkombëtare. Treguesi benchmark, Libor, pësoi një rënie drastike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duke refektuar politikat e ndjekura nga Rezerva Federale pas shpërhtimit të krizës së Covid-19. Në tremujorin e fundit të vitit, libori 12 mujor në dollarë amerikanë ra pranë nivelit të 0.3%, nga gati 1.1% që ishte në muajin prill.

Megjithatë, rënia e normave të interesit nuk dha ndonjë efekt nxitës te kreditimi në dollarë. Edhe muajt e fundit të vitit ecuria ishte më e dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve pararendëse, duke dëshmuar ndoshta një kërkesë më të vogël për shkak të krizës ekonomike./ Monitor

vjet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2020 kredia e re në monedhën amerikane ra në 92 milionë dollarë, në rënie me 34% krahasuar me vitin 2019 dhe në nivelin më të ulët të regjistruar nga seria e disponueshme e statistikave të Bankës së Shqipërisë, prej vitit 2015.

Në fillim të viteve 2000, euro zëvendësoi gradualisht dollarin si valuta e huaj më e përdorur në ekonominë shqiptare. Ky zëvendësim u reflektua edhe në sektorin financiar, duke sjellë rënie të përdorimit të dollarit si monedhë për mbajtjen e depozitave dhe për dhënien e huave. Kredia në dollarë amerikanë përdoret kryesisht nga bizneset që kanë marrëdhënie tregtie me SHBA dhe shtete të tjera ku dollari vazhdon të jetë valuta e huaj dominuese në ekonomi dhe këmbimet tregtare. Duke qenë se tregtia e jashtme e Shqipërisë tani dominohet kryesisht nga marrëdhëniet me Bashkimin Europian, (me 75% të eksporteve dhe 58% të importeve për vitin e kaluar) edhe nevojat për dollarë të lidhura me aktivitetin tregtar kanë rënë.

Vitin e kaluar, kredia në dollarë amerikanë përbënte vetëm 4% të huasë së re të dhënë për ekonominë. Rënia e kredisë në dollarë me siguri është ndikuar edhe nga pasojat që shkaktoi pandemia e Covid-19, që sidomos në tremujorin e dytë të 2020 e tkurri ndjeshëm në tërësi aktivitetin kreditues të sektorit bankar në vend. Si segment më i vogël dhe specifik, kreditimi në dollarë mund t’i ketë ndier më shumë efektet nga rënia e këmbimeve tregtare për vitin e kaluar. Importet e Shqipërisë për vitin 2020 pësuan një rënie vjetore me gati 7%, ndërsa eksportet me 9%.

Sidomos pas muajit Shtator 2020, normat e interesit të aplikuara për kredinë në dollarë amerikanë pësuan rënie të ndjeshme. Kredia e re në dollarë për bizneset në tremujorin e fundit të vitit të kaluar u dha me një interes mesatar prej 3.4%, duke qenë në nivele më të ulëta krahasuar me lekun, madje edhe me euron. Për Janarin 2021, interesi mesatar i kredisë në dollarë ra edhe më shumë në 2.3%.

Rënia e interesave në dollarë refekton një tendencë të njëjtë në tregjet ndërkombëtare. Treguesi benchmark, Libor, pësoi një rënie drastike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, duke refektuar politikat e ndjekura nga Rezerva Federale pas shpërhtimit të krizës së Covid-19. Në tremujorin e fundit të vitit, libori 12 mujor në dollarë amerikanë ra pranë nivelit të 0.3%, nga gati 1.1% që ishte në muajin prill.

Megjithatë, rënia e normave të interesit nuk dha ndonjë efekt nxitës te kreditimi në dollarë. Edhe muajt e fundit të vitit ecuria ishte më e dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve pararendëse, duke dëshmuar ndoshta një kërkesë më të vogël për shkak të krizës ekonomike./ E.Shehu