zoom

Slider

Kosova vendos: Nga 27 shtatori në lokale ndalohet hyrja pa certifikatë vaksinimi ose test PCR

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë duke u bërë plane që nga data 27 shtator në lokalet e gastronomisë të aplikohen masa për të hyrë vetëm me certifikatë të vaksnimit, me test PCR ose serologjik.

Vitia duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi tha se edhe Shoqata e Gastronomëve nuk ka shfaqur ndonjë pengesë në këtë aspekt.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese e personave, të cilët hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Këtu e falënderoj edhe Shoqatën e Gastronomëve, është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.