E hënë, 15 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Shqiptarët

Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s’ka marrë asnjë dozë vaksine

25/02/2021
in Shqiptarët, Të gjitha
0
Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s’ka marrë asnjë dozë vaksine
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të muajit shkurt, muaj në të cilin ishte paralajmëruar arritje e dozave të para të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Por si duket edhe ky muaj do të kalojë e Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vazhdimësi kishte deklaruar se po angazhohen për sigurim të vaksinës anti-COVID, por ky institucion ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të mbërrijnë vaksinat e AstraZeneca-s dhe Oxford-it në Kosovë. Por vonesat në negociata për vaksinën dhe mungesa e transparencës po shihen si dy faktorë që kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë.

“Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës Covid-19 në sasi të mjaftueshme për 75 përqind të popullatës sonë. Pres që sipas planit për vaksinim antiCovidtë hartuar nga Instituti të zbatohen nga të gjithë nivelet e përkujdesjeve shëndetësore duke filluar nga ajo primare. Puna jonë është transparente, e përqendruar dhe e pandalshme”, tha ai.

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovë ka deklaruar se mossigurimi i vaksinave për mbrojtje nga SARS-COV2, është një veprim i pafalshëm i institucioneve të Kosovës.

Sipas tij edhe mungesa e transparencës nga Ministria e Shëndetësisë karshi këtij procesi është një problem tjetër.

“Sigurimi i një doze të vaksinës është jashtëzakonisht problem për gjithë botën, megjithatë është e pafalshme që të gjitha vendet e rajonit kanë filluar t’i kenë dozat e para dhe t’i imunizojnë kategoritë e rrezikuara, ndërsa, Kosova ende asnjë dozë të vetme nuk e ka. Problem më i madh se kjo mendoj se është mos transparenca e këtij procesi. Ne vazhdimisht kemi pasur premtime se do vijnë në këtë datë apo në një tjetër dhe do vije kjo dozë apo ajo dozë, por ende nuk kemi parë qartë se kush është furnizuese me vaksina, cili model i vaksinës, cila do jetë sasia dhe data e saktë kur ato vaksina do vijnë në Kosovë. Vazhdimisht kemi pasur premtime të pabazuara, të pa faktuara dhe të kanë shkaktuar një konfuzitet tek popullata”, deklaroi Kodra.

Sipas tij, çdo ditë e humbur pa vaksina e rëndon tutje gjendjen shëndetësore të pacientëve por edhe të bizneseve në vend.

“Fakti që vendet e rajonit kanë arritur të sigurojnë doza të vaksinës ne nuk mund ta arsyetohemi se sa mungesë të vaksinave të treg dhe ne nuk kemi arritur t’i marrim ato ne e kuptojmë që është e vështirë por të paktën një dozë e caktuar e vaksinave është dashur të vijë. Çdo ditë e humbur pa vaksinë për ne është shumë, si me thënë gjendja e pacientëve është e rënduar, gjendja ekonomike e qytetarëve është e rënduar, bizneset janë në prag të kolapsit të gjitha këto për faktin se ne kemi një virus brenda dhe nuk kemi një vaksinë për të mbrojtur nga ai virus. Prandaj, barra më e madhe po iu bie qytetarëve dhe bizneseve të cilët po bëjnë kompromiset më të mëdha për të mbrojtur njerëzimin nga COVID-i, përndryshe ne do të duhej të kishim vaksinat të cilat ato do e bënin këtë mbrojtje”, theksoi ai.

Vonesa për vaksinat anti-COVID për qytetarët e Kosovës i ka konsideruar si papërgjegjshmëri, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Haziri, i cili në legjislaturën e fundit ishte edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë se premtimet se në muajin shkurt do nis vaksinimi në Kosovë janë shfrytëzuar nga LDK-ja për të grumbulluar vota.

“Kjo tregon se kjo qeveri përveç se ka qenë jolegjitime ka qenë edhe e papërgjegjshme karshi kësaj gjendjeje që jemi ballafaquar me pandeminë. Pra, këta me 10 shkurt kanë deklaruar se kemi siguruar 1.2 milionë vaksina, tash jemi në përfundim të muajit shkurt dhe ende nuk shihet asgjë. Ajo çfarë dihet gjatë historisë kjo vërehet që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shfrytëzuar fushatat dhe asnjëherë nuk i ka mbajtur premtimet të cilat i ka dhënë. Kjo tregon se ka qenë një fushatë prej tyre që të fitojë sa më shumë vota, por qytetarët janë ata që ia dhanë vlerësimin kësaj qeverie jo legjitime”, theksoi Haziri.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi zotimet se së shpejti në arrijnë në Kosovë vaksinat anti-COVID i ka quajtur mashtrime. Sipas tij, fakti që të njëjtat nuk janë porositur me kohë e këtyre vaksinave i ka lënë qytetarët në dorë të fatit.

Ai thotë se me këtë ritëm që është duke u punuar për sigurim të vaksinës, Kosova rrezikon që deri në vitin 2022 të mos ketë imunizimi në nivel të duhur.

“Për fat të keq qytetarët e këtij vendi janë braktisur dhe janë lënë në mëshirë të fatit si nga Qeveria Kurti dhe Hoti të cilët e kanë administruar dhe menaxhuar çështjen e pandemisë në vend. Jo vetëm se këto dy qeveri kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe menaxhimin e pasojave të saj, por përkundrazi nuk janë kujdesur që t’i porosisin me kohë vaksinat për t’i imunizuar qytetarët e vendit, sidomos kategoritë që kanë qenë të ndjeshme doktorët, infermierët dhe kategoritë që kanë qenë në fron me luftën e pandemisë. Për fat të keq ne jemi i vetmi shtet, jo vetëm në rajon por ndoshta edhe në Evropë, që nuk i kemi imunizuar asnjë kategori të shoqërisë kundër koronavirusit. Ne jemi tepër vonë dhe do vazhdojmë të vonohemi me këtë hap siç ka bërë Qeveria Hoti, gjasat janë që edhe viti 2022 të na zë pa vaksina dhe imunizim të duhur ose le të themi pa imunizim në nivel të duhur të qytetarëve”, theksoi ai.

Madje, Bytyçi deklaron se me këto vonesa për vaksinim të qytetarëve Kosova rrezikon të ballafaqohet edhe me izolim të jashtëm.

“Mund të ndodh që përtej izolimit të brendshëm ne do kemi edhe izolim të jashtëm për arsye se në momentin kur shumica e vendeve në rajon dhe Evropë e kanë një përqindje të qytetarëve të imunizuar nga vaksina, ne do jemi i vetmi vend që jo do jemi të izoluar për mos liberalizim të vizave por edhe për shkaqe shëndetësore dhe pandemike, do jemi të izoluar si shtet. Ky rezultat ka ardhur si rezultat i një mos pune dhe mos koordinimi nga dy qeveritë (Kurti dhe Hoti). Në këtë kontekst Kosova ka dështuar në shumë kontekste, jo vetëm në bashkëpunimin rajonal, por edhe në atë evropian ku siç duket ne jemi mbetur i vetmi shtet që do pres si në formë të ndihmave nga BE-ja dhe vendet e tjera se në rast iu teprojnë do i sjellin në Kosovë. Në këtë rast jo që ka munguar vetëm bashkëpunimi rajonal, sidomos me Shqipërinë, ne kemi dështuar që t’i porosisim vetë”, deklaroi Bytyçi.

KosovaPress ka tentuar në vazhdimësi të marrë një qëndrim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë se kur pritet të mbërrijnë vaksinat e premtuara për këtë muaj, por zyrtarët e këtij dikasteri nuk janë përgjigjur.

Derisa në Kosovë ende nuk ka arritur asnjë dozë e vetme e vaksinës kundër koronavirusit, vendet e rajonit tashmë kanë nisur vaksinimin e kategorive më të rrezikuara. Shqipëria veçse ka marr kontigjentët e vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill në këtë shtet pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës AstraZenecas. Ndërsa, edhe Serbia ka siguruar katër lloj vaksina dhe po ashtu i ka dhuruar disa doza edhe Maqedonisë së Veri, Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinës.

Kosova po vazhdon t’i pres 100.800 vaksinat e AstraZenecas përmes programit të shpërndarjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Shuhet në SHBA “babai” i filmit të parë shqiptarë! Nga meraku për “Tanën”, te mesazhi për …
Aktualitet

Shuhet në SHBA “babai” i filmit të parë shqiptarë! Nga meraku për “Tanën”, te mesazhi për …

14/08/2022
U godit nga rrufeja, vdes shqiptari në Kosovë
Shqiptarët

U godit nga rrufeja, vdes shqiptari në Kosovë

14/08/2022
“Lekët ose…”/ 3 të rinj dhunojnë 20-vjeçarin në Elbasan, i marrin 2000 euro
Të gjitha

“Lekët ose…”/ 3 të rinj dhunojnë 20-vjeçarin në Elbasan, i marrin 2000 euro

14/08/2022
TRAGJIKE në Itali/ Katër të rinjtë vdesin në aksident, mes tyre edhe një shqiptar
Shqiptarët

TRAGJIKE në Itali/ Katër të rinjtë vdesin në aksident, mes tyre edhe një shqiptar

14/08/2022
E dhunuar nga burri xheloz! Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave
Shqiptarët

Shqiptari rreh gruan në Greqi, për fat ndërhyn fqinja

14/08/2022
Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Itali/ Paratë nga trafiku i kokainës i investonte në makina
Shqiptarët

Arrestohet bosi shqiptar i drogës në Itali/ Paratë nga trafiku i kokainës i investonte në makina

13/08/2022
Lajm i rradhës
Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, OSHEE zbulon shkakun

14/08/2022
Showbizz

Stresi gati për t’i vënë ‘flakën’ konceritit ‘Alpha Show’/ Publikon foton krahë vajzës misterioze

14/08/2022
Aktualitet

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë!

14/08/2022
Aktualitet

Përleshje masive me thika mes kushërinjsh në Kosovë, 5 persona në spital

14/08/2022
Politikë

VIDEOLAJM/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, turma thërret njëzëri: Rama ik!

14/08/2022
Showbizz

Pak para performancës në koncert, Noizy bën deklaratën: Jam shumë nervoz

14/08/2022
Sport

Tuchel sulmon Conten pas sherrit: Kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy

14/08/2022
Aktualitet

“Këta duhen vrarë të gjithë”, zbardhet dëshmia e punonjësit të IMT që u plagos në Tiranë

14/08/2022
Bota

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete nis romancën me biznesmenen 81-vjeçare?

14/08/2022
Bota

Aeroplani rrëzohet përpara restorantit plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

14/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In