zoom

Sport

Kosova-Lituania, formacioni i mundshëm i “Dardanëve”

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku në orën 20:45 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Momentalisht, Kosova nuk është duke kaluar nëpër momente të mira, ku në 11-të ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, prandaj kjo gjë mund të shfrytëzohet nga “Dardanët” që të kenë motiv për të siguruar fitore, kështu t’ia nisin vitit 2021 me fitore.

Challandes e konfirmoi dje në konferencë për media se nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, kështu që dyshja e mbrojtjes mund të jetë Dresevic me Alitin.

Mesfusha mund të përbëhet nga Berisha, Kryeziu e Celina, dhe sulmi pritet të udhëhiqet nga Vedat Muriqi, ku në krah do të ketë mbështetje nga Zeneli në të majtë e Rashica në të djathtë.

Formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë e gjeni më poshtë:
Kosova (4-2-3-1): Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina; Milot Rashica, Arbër Zenelin; Vedat Muriqi