zoom

Aktualitet

Covid shënon rekord/ 12 viktima, 525 raste pozitive

Vijon sërish trendi rritës i të infektuarve me koronavirus në të gjithë vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u kryen 1967 testime prej të cilave 525 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shifër rekord ka qënë edhe ajo e viktimave, me pacientë që humbën jetën nga koronavirusi.

Betejën me pandeminë e kanë fituar 111 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 12.203. Një lajm pozitiv vjen nga pacientët e shtruar ku është vënë re një ulje të pacientëve të intubuar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po marrin shërbim mjekësor 360 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.