zoom

Bota

Koronavirusi në Itali/ 77 viktima dhe 2199 të infektuar në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në të gjithë territorin përtej Adriatikut, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2.199 të infektuar, ku krahasuar me një ditë më parë, ka një rritje me rreth 400 të infektuar më shumë. Sa i përket numrit të fataliteteve ato janë në rënie.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 77 viktima, ndërsa një ditë më parë, janë regjistruar 102. Sa i përket viktimave në total, që prej shpërthimit të virusit ato janë 126.767.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se në spitale shtrimet e pacienteve kanë rënë, po ashtu, edhe në njësitë e kujdesit intensiv.