zoom

Aktualitet

Korçë/ Gjendet një person i mbytur në rezervuar

Është gjetur një person i mbytur në rezervuarin Gjançit, Korçë.

Trupi është ende i paidentifikuar. Nuk dihen rrethanat. Po pyeten banorët e zonës për ta identifikuar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.