zoom

Aktualitet

Kontrollori flet pas shoqërimit: Në polici prej orës 11 të darkës, më sekuestruan telefonin

Një nga kontrollorët e shoqëruar nga policia pas protestës në Albcontrol tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Kontrollori Pirro Lako tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen.

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?
Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?
Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojt.

Firmosët diçka?
Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?
Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.- u shpreh ai për “Balkanweb”.