Teksa dhjetëra mijëra afganë po përjetojnë momente tmerri dhe po bëjnë çdo përpjekje për të ikur nga vendi, disa talebanë u panë duke luajtur në një park lodrash për fëmijë në Kabul.
Disa prej tyre, me armë në dorë shihen duke shijuar një lojë me makina, teksa populli afgan dergjet mes lotëve, viktimave dhe terrorit.
Një kontrast rrëqethës mes pushtuesve fitimtarë dhe afganëve të tmerruar.