zoom

Lajme

Konstituohet te Ligjet “Grupi i dialogut” mes mazhorancës dhe opozitës. Bylykbashi jep detaje

Kampet politike mazhorancë-opozitë, hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt dialogut dhe marrëveshjeve që sjellin paqen në Kuvend dhe Parlament.

U konstituua sot në Komisionin e Ligjeve, Grupi i Dialogut PS-PD, me dakordësi mes palëve për temat e diskutimit në këtë grup, si dhe zgjidhja e krizave.

Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se do të kërkohet transparencë maksimale e çështjeve që do të trajtohen.

“Do të përcaktohet objekti i punës”, tha ai për mediat.

Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, Erisa Xhixho, ndërkohë nga maxhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka. Në një dalje për mediat, Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi.

“Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat.

Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha Bylykbashi. /ZOOM.AL/