zoom

Bota

Konflikti Izrael – Palestinë, ushtria hebraike me njoftim zyrtar: Kemi bombarduar shtëpinë e liderit kryesor të Hamasit

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zhvilluar një sulm të befasishëm në shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, në një vajë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Ushtria ka lëshuar një video, ku shihet se si një bombë godet shtëpinë e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit të Hamas-it, Yehiya Sinëar. Sakaq, edhe militantët e Hamas-it janë kundërpërgjigjur, duke lëshuar qindra raketa në Izrael.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se sulmet nga ana e tyre nuk do të ndalen, derisa t’i japin fund këtij konflikti. Nga krahu tjetër, presidenti i SHBA, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahu-n dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar.

Deri më tani, sipas raportimeve 141 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza, përfshirë 39 fëmijë e 22 gra. Ndërsa dhjetë persona janë vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë.

Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit erdhi pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili arriti kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.