zoom

Blog

Konflikti Izrael-Palestinë, analiza e gazetarit dhe paralajmërimi për ministren Xhaçka

Nga Bekim Bici

Dy fjalë për konfliktin Izrael-Palestinë dhe nxitimin e ministres Xhaçka në reagim

Prej 1 jave Izraeli e Palestina janë përfshirë në një konflikt të armatosur, duke mos kursyer civilë të moshuar, gra e fëmijë. Kjo kategori viktimash sipas raportimeve ndërkombëtare janë shënuar në Palestinë, ndërsa në Izrael kanë humbur jetën disa ushtarë. Shkak i eskalimit të situatës është bërë vendi i shenjtë e që duhet të ishte më përbashkuesi për të gjithë botën, Jeruzalemi apo Quds-i, ku tre fetë kryesore kanë objektet e tyre më të shenjta, ndër të cilat Xhamia e Shenjtë Al-Aqsa. Pikërisht kjo xhami është shkaku i rifillimit të luftës.

Ushtria izraelite sulmoi besimtarët në xhami, teksa këta të fundit në ambientet rreth xhamisë po protestonin kundër dëbimit të dhunshëm të më shumë se 1500 palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjen Shaikh Jarah. Hamasi paralajmëroi ushtrinë të mos dhunonte muslimanët në xhami apo edhe vetë xhaminë dhe të hiqte dorë nga dëbimi i palestinezëve nga shtëpitë e tyre, por ishte e kotë. Pas kësaj Hamasi sulmoi me një mori raketash, të cilat nuk arritën dot në objektiv falë sistemit të mbrojtjes anti-raketë të Izraelit, një prej sistemeve më të sigurta në botë.

Kaq mjaftoi që Izraeli të shënjestronte më qindra shtëpi, ndërtesa e pika ku dyshohej se ndodheshin përfaqësues të Hamasit, duke mos kursyer të moshuar, gra e fëmijë. Numri i fëmijëve deri më tani të vrarë është rreth 50.

Ky është pak a shumë historiku i fillimit të luftës, por çfarë po ndodh me median e cila po tregohet tërësisht aprofesionale, por edhe me fuqi botërore si SHBA, që në mënyrë tërësisht disproporcionale, fajësojnë Palestinën dhe justifikojnë “kasaphanën” mbi popullsinë civile të Palestinës. Nëse do të lundrojnë në mediat ndërkombëtare do të shikojmë cilësime, si terroristë, për palestinezët, ndërsa në fotot ilustruese janë fëmijë nën grykët e pushkëve dhe topave izraelitë. Fajësojnë një palë, dhe justifikojnë një tjetër, por asnjëra nuk ka treguar se si në realitet u rindez konflikti.

Nga ana tjetër fuqi botërore si SHBA mbajnë krahun e Izraelit, e nuk shohin fëmijët, gratë e të moshuarit civilë të masakruar. Në vend të thirrjeve për paqe e bashkëjetesë në një prej vendeve më të shenjta të besimeve monoteiste, mbajnë qëndrime provokuese, gjë e cila është e vetmja që s’duhej në të tilla momente. Nga ana tjetër kemi Turqinë, e cila për shkak të nacionalizmit fetar, paralajmëron Izraelin për ndërhyrje, por edhe kjo vetëm me fjalë, sa për të nxehur më shumë situatën, e në këtë rast ai që vuan është ai fëmija, ajo nëna dhe gjyshi i pafajshëm, i armatosur me besim dhe dëshirë për të jetuar në paqe në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër kemi një botë arabe të shurdhër, verbër e memece, të përçarë si mos më keq, që nuk di ku ka kokën, por garon në qiellgërvishtëse.
Por çfarë duhet në një moment të tillë?

Ajo që duhet është që bota islame të bashkohet nën një udhëheqës, të bëjë thirrje për paqe, ashtu siç bënte e punonte i Dërguari i Zotit Muhamedi s.a.s dhe bashkëjetesë e respekt të besimit të gjithkujt. Madje jo vetëm respekt, por garantim të të drejtës së besimit. E njëjta gjë duhet të vijë si thirrje dhe veprim edhe nga Papa i katolikëve, udhëheqësi i Ortodoksëve si dhe lideri i hebrenjve. Tre besime në të njëjtin Zot, duhet të bëjnë atë për të cilën urdhërohen, Paqen.

Jo për ë justifikuar Palestinën, por duhet të kemi parasysh besimi është çështja më e ndjeshme dhe më personale, e në asnjë moment nuk tolerohet që dikush të ta cënojë. Kombin nuk e zgjedhim, na e cakton fati, por besimin e zgjedhim, sot mysliman, nesët i krishterë, pasnesër mund të jemi hebre, e kësisoj, atë që dikush zgjedh me zemër e logjikë, është tërësisht e papranueshme dhe e palogjikshme të ta cënojnë.

Ndaj thërrisini mendjes ju klerikë, udhëheqës të feve, vetëm bashkimi mund të sjellë paqen. Thirrjet për reagim të egër, do të sjellin vetëm egërsi. Myslimanët e kanë jetike bashkimin nën një udhëheqës të drejtë, i cili të ndalojë nga e keqja e të urdhërojë për të mirën. Sot jemi në epokën e luftës me penë e argumete, të gjitha të tjerat janë të paefektshme dhe shkatërruese apo lojë e politikës.

Mjaft me gjuhën e urrejtjes!

Vendi i bashkëjetesës dhe zbritjes e lartësimit të shumë profetëve duhet të kthehet në shembull të paqes e harmonisë!

Lërini fëmijët të jetojnë jetën e tyre!

Së fundmi, ministrja Xhaçka, mendo para se të shkruash, sepse ke një shumicë mylsimane në Shqipëri e cila mbart edhe grupe esktreme. Ajo që po ndodh në Palestinë është një luftë fetare, që mund të sjellë të papritura në çdo vend të botës ku ka myslimanë. Por kjo luftë fetare fatkeqësisht është nxitur nga një politikë e padrejtë dhe çnjerëzore, siç është edhe ajo që bëni ju me postime si ky juaji.

Të nxitosh të jesh në krah të deklaratave të SHBA-ve, mund të të sjellë efekte të padëshirueshme e shumë të dëmshme nga një herë. Mos harroni, keni vëlla Erdoganin, që mund të ju tërheqë veshin goxha shumë…

#BashkjetesëJoLuftëÇakenjsh
#MbroniJetëneFëmijëveTëPafajshëm
#PalestinaËshtëeShenjtë
#QudsiËshtëiShenjtë
#JeruzalemiËshtëiShenjtë
#TokaËshtëeZotitMay be a Twitter screenshot of text that says "Albanian MEFA @Albanian... 4d Albania is deeply concerned about the escalating violence in #Jerusalem and in and around #Gaza. Rocket attacks against #Israel are unjustifiable and risk a serious escalation of violence which would exact a toll on both sraeli and Palestinian civilians. 66 192 117 Albanian MEFA @Albanian... 4d We join the calls from our friends and allies for calm to be restored and further escalation to be avoided. 1 39 56 56"