zoom

Të gjitha

Konflikte me drejtuesit? Eneda Tarifa tregon shkoqur pse u largua nga “Portokalli”

Eneda Tarifa pak ditë më parë njoftoi publikisht që nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. Në reagimin e saj, ajo u shpreh se ia nxorri mallin spektaklit të humorit.

Pas këtij lajmin, menjëherë filluan aludimet se Eneda mund të ketë patur konflikte me drejtuesit e këtij spektakli.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku u rrëfye se nga televizioni u largua pasi ka ardhur momenti që ajo ti përkushtohet projekteve personale dhe këngës.

Kam nxjerrë një status para disa ditësh për largimin tim nga Portokallia sepse dua të merrem me gjërat që dua unë dhe me gjëra të cilat i prodhoj unë. Ka ardhur një kohë që duhet të japësh atë që merr dhe akumulon gjatë viteve. Mendoj se duhet ti përkushtohem pak më shumë këngës dhe e kam detyrim që ti përkushtoj këngës atë kohë të munguar që unë kam qenë midis televizionit dhe muzikës dhe gjithmonë më ka hyrë në mes televizioni. Unë duhet të pasuroj repertorin tim me këngë sepse ky është profesioni im dhe nuk do ta lija asnjë moment.

Meqënëse koha erdhi e tillë që nuk ka koncerte dhe aktivitete live të cilat të marrin kohë, të marrin orë nate dhe të lodhin prandaj është koha më e mirë për të prodhuar”, u shpreh Eneda Tarifa.