Aplikacion
Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e Sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.
“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.
Komisionet mbajtën 5 muaj në kaos dhe tensione Parlamentin, derisa u arrit dakordësia. /ZOOM.AL/