zoom

Politikë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Këta janë socialistët dhe opozitarët, pjesë e kësaj nisme

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pak çaste më parë është emëruar dhe grupi i këtij komisioni që pritet të votohet sot në parlament. Siç u tha edhe dje, kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, nenkryetari i komisioni është dhe Myslim Murrizi, dhe pjesetare te tjere, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kryetar
Alket Hyseni

Nënkryetar
Myslym Murrizi
Sekretar
Klotilda Bushka

Anëtar

Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind carcani

Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi