zoom

Lajme

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë në ngërç, Vokshi: I kërkuam kryeparlamentares Nikolla ta kthejë…

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, i cili ka hyrë në ngërç prej një jave pas bojkotit të socialistëve, në një deklaratë për shtyp tha se mbledhja e radhës së komisionit do të mbahet të premten, në orën 12:00.

Ajo shtoi se në mbledhje pritet të prezantohet nga ekspertët plani hetimor, i cili tha se shpreson të jetë i dakordësuar, teksa vuri në dukje bllokimin nga ana e mazhorancës, duke kërkuar ndërhyrjen ligjore edhe të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“Kërkuam kthimin e hetimin në shinat e ligjshmërisë. Nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkuam që të merrte përgjegjësitë e të kthente në shina punën e komisionit . Shprehëm gatishmërinë e opozitës për hetim të thelluar.

Jeni në dijeni që sot në orën 09:30 kishim një takim më kryesinë e vogël të komisionit dhe u dakordësuam që komisioni do të mblidhet të premten në orën 12:00 ku do prezantohet nga ekspertët plani hetimor, që shpresojmë të jetë i dakordësuar”, tha Vokshi ndër të tjera.

Ndërkohë që grupi i mazhorancës në Komision ka nisur paralelisht hetime të mëvetësishme, me një plan dhe program të padakordësuar me demokratët. /ZOOM.AL/