Aplikacion
Mziu theksoi se u deshën 5 muaj betejë nga opozita, që të ngriheshin Komisionet Hetimore. Ai shton se në Komisionet Hetimore do të thirren më tepër se 35 dëshmitarë, mes tyre kryeministri Rama dhe ish-ministra.
“U desh një betejë 5-mujore për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Dy koncesionet që po hetohen, për ne janë korruptive. Kryetari i Komisionit Ndreca është në konflikt interesi, sepse ka qenë avokat. Korrupsionin e kanë vërtetuar edhe institucione të tjera serioze.
Më shumë se 35 dëshmitarë do të flasin në Komisionet Hetimore. Ndër ta është edhe kryeministri dhe ish-ministra. 4 muaj nuk janë shumë, por do ta dimë që ta shfrytëzojmë më së miri”, u shpreh Mziu. /ZOOM.AL/