zoom

Politikë

Komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varhelyi vizitë në Tiranë, zbulohet data

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më datë 28 prill ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita në Tiranë vjen në vazhdën e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e Varhelyi vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Varhelyi po ashtu do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.