zoom

Aktualitet

Komisioneri i BE: Ndryshimi i kujfive në Ballkan mund t’u shërbejë synimeve të tjera

Komisioneri për Zgejrim Oliver Varhelyi i quajti të pavërteta dokumentat jo zyrtare të publikuara kohët e fundit mbi rivijëzimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor në bazë të kufijve etnik.

“Asnjë prej tyre nuk është e vërtet. Po të ishin të vërteta do të ishim të shqetësuar. Rivijëzimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor e dime së çfarë sjell. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj. Nuk mendoj se këto janë ide të vërteta dhe reale. Ato mund t’i shërbejnë synimeve të tjera”, u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, sot, 5 maj, në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ai u shpreh se tani vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë “për hapjen e konferencës ndërkombëtare dhe aplikimin e metodologjisë së re të  pranimit në lidhje me Serbinë dhe Malin e Z, dialogun Serbi-Prishtinë”..

Ndërsa, Kryeministri Edi Rama u shpreh se vizioni i tij për Ballkanin Perëndimor është shengeni rajonal. Ai u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të prodhojnë më pak “historira dhe më shumë ekonomie”.

“Mandati i tretë do të jetë i fokusur në uljen e prodhimti të historive që këtu në Shqipëri prej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji punëve të vendit”, komentoi Rama.