zoom

Bota

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, ne nuk do t’i mbyllim dyert” Erdogan gati për dialog me talebanët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të dialoguar me talebanët në rast se është e nevojshme.

Gjatë një konference për shtyp, Erdogan tha se Afganistani përbëhet nga vëllezër e motra myslimane dhe Turqia nuk ka për t’ua mbyllur derën.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta,”- tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia po pret 300 mijë refugjatë afganë me ose pa dokumente.

“Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”- theksoi ai.

Erdogan nuk kurseu as kritikat për perëndimin dhe vendet islamike që neglizhuan për 20 vite situatën në Afganistan që solli tashmë eksodin pas marrjes së pushtetit nga talebanët.