zoom

Politikë

Kombëtarja kuqezi zgjedh Bashën! Futbollistët, apel për të votuar PD-në

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar gjashtë video-mesazhe të legjionarëve kuqezi të Euro2016, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Mërgim Mavraj e Ansi Agolli.

Xhaka nga Zvicra shprehet se më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë PD-në, numrin 9, për ndryshimin.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni për ndryshimin”, shprehet Xhaka në mesazh.

Ndërkohë mesfushori Migjen Basha nga Australia thotë se për të mirën e sportit dhe Shqipërisë të votojnë ndryshimin.

Edhe ish-kapiteni dhe mbrojtësi Mavraj me një mesazh nga Gjermania bën thirrje që shqiptarët të votojnë për ndryshimin e sportit dhe Shqipërisë.

Thirrjeve i është bashkuar edhe mesfushori Ergys Kaçe nga Greqia. ”Për të mirën e sportit dhe Shqipërisë, votoni ndryshimin”, thotë ai.

Nuk ka munguar as ish-mbrojtësi i Tiranës dhe kombëtares, Ansi Agolli i cili nga Australia thotë gjithashtu se ”Për të mirën e sportit dhe Shqipërisë, votoni ndryshimin”.

Nga Kroacia, gjithashtu Eros Grezda bën thirrje që të votohet për ndryshimin.