zoom

Bota

Kombëtarja gjermane në panik/ Avioni pëson defekt dhe bën ulje të detyruar

Momente paniku kaluan lojtarët e Gjermanisë kur po ktheheshin në shtëpi. Panzerat fituan pastër 0-4 ndaj Islandës në transfertë dhë në orën 01:00 morën fluturimin për në Gjermani.

Kur avioni ndodhej sipër Skocisë, pësoi një defekt dhe piloti bëri ulje të detyruar në Dublin. Kombëtarja e Gjermanisë priti 6 orë në Skoci, deri sa hipën në një avion tjetër dhe fluturuan për në Mynih.

Nuk dihet ende se cfarë e shkaktoi defektin në avionin e kombëtares Gjermane, por lojtarët dhe stafi mbërritën shëndosh e mirë në Mynih.