zoom

Slider

Kokainë në sediljen e shoferit/ Kapet në Itali kamioni i dyshimtë që vinte nga Shqipëria

Rreth një kilogram kokainë iu gjet drejtuesit të një kamioni që vinte nga Shqipëria, nga autoritetet italiane të zbatimit të ligjit.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në Costa Morena në Brindizi, gjatë kontrolleve rutinë nga personeli i Doganave dhe Guardia di Finanza në zonën jo-Shengen.

Për të lejuar inspektime më të thelluara në automjetin e rëndë, ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilëve iu desh të prisnin rimorkion e kamionit në kërkim të fundeve të dyfishta.

Megjithatë, asnjë gjë tjetër nuk u gjet përveç sasisë së kokainë që ishte fshehur në sediljen e shoferit.