zoom

Aktualitet

Kokainë e heroinë, Gjermania arreston tregtarët e drogës, pjesë e një grupi nga Ballkani

Dhjetë prona në rrethet Giessen dhe Marburg u kontrolluan dhe u sekuestruan pasuri prej rreth 350,000 euro. Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë siguruar edhe një Ferrari “488 Spider” dhe 36 mijë euro cash.

Ai ishte në listën e kërkuar të Europolit për krim të organizuar. Një 45-vjeçar i dyshuar për trafik ndërkombëtar u kap gjatë një bastisjeje në Giessen dhe Marburg

Janë lëshuar gjithsej katër urdhër-arreste.

Në qendër të hetimit është 45-vjeçari, i cili mësohet se ka organizuar importin e më shumë se dhjetë kilogramëve heroinë dhe transportin e të paktën 45 kilogramëve kokainë.

Sipas hetuesve, i dyshuari kryesor 45-vjeçar ka nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe kroate.