zoom

Të gjitha

Një propozim për martesë ?! Reperi bën deklaratën e papritur për Jada-n

Pas gjithçkaje që ndodhi në Oscars, që nga nisja me shuplakën e Will Smith për të marrë hak për gruan Jada Pinkett, tek lidhjet e përfolura të Jada-s, pjesë e lajmeve është bërë edhe reperi i njohur Kodak Black.

Duke qenë se në rrjet u përfol mjaft për lidhjen e dikurshme të Jada-s me reperin Tupac, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj jashtëmartesore me August Alsina, Kodak Black ka gjetur rastin t’i thotë Jada-s se ajo nuk meriton një burrë si Will Smith.

“Eja me Kodak. Ti më meriton mua”- ka thënë reperi gjatë një videoje live e cila tashmë po komentohet lart e poshtë në rrjet.

Ky është një tjetër trazim për çiftin Jada-Will, teksa ky i fundit u përjashtua për 10 vite nga akademia Oscars pas shuplakës që i dha mikut të tij Chris Rock./L.K

/Zoom.al