zoom

Sport

Klubi legjendar i Nottingham Forest rigjen fitoren në Premier League pas 23 vitesh

Nottingham Forest ka arritur fitoren e parë në Premier League duke mposhtur 1-0 West Ham në kuadër të javës së dytë të kampionatit.

Ishte Awoniji që realizoi në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë për të kaluar vendasit në avantazh dhe ky fraksion përfundoi 1-0.

Ky ishte goli i parë i Nottingham Forest në Premier League pas 23 vitesh dhe fitorja e parë. Nottingham e siguruan promovimin në elitë edicionin e kaluar.

Ekipit të West Ham iu anulua një gol në pjesën e parë, ndërsa në të dytën humbën një penallti me Rice. /zoom.al/