zoom

Aktualitet

KLSH kallëzon 5 punonjës të Kadastrës në Lushnje, ja për çfarë akuzohen

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallezuar ne prokurorine prane pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje 5 punonjes te Kadastrës. Sipas KLSH ata akuzohen per shpërdorim detyre.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditimin me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje. Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje. Këto (mos)veprime të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë.

Për sa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje kallëzimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”