zoom

Të gjitha

Kjo video e aktorëve ka çmendur internetin dhe as ju nuk shpëtoni dot

E dini cila është videoja që ka fiksuar internetin për momentin? Kjo e aktorëve, Jessica Chastain dhe Oscar Isaac që përmes gjuhës së trupit tregojnë qartazi çfarë do të thotë KIMI.

Dyshja, që luajnë rolin e një çifti të martuarish në serialin “Scenes From a Marriage”, prodhim i HBO-së, u shfaqën së fundmi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, pa e ditur se do të fiksonin botën virtuale sjelljen e tyre sa të natyrshme aq edhe sensuale.

Në Twitter, qarkullon një video me slow motion që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, ku aktori pasi një shikimi super seksi, në mënyrën më intime dhe delikate të mundshme puth pjesën e brendshme të krahur të saj. Deri më tani, videoja është parë mbi 7 milionë herë dhe njerëzit nuk mjaftohen!

Magjia e videos është vërtetë fiksuese, por le t’i kthehemi realitetit. Dyshja janë të martuar, por jo me njëri-tjetrin prandaj mbetet për t’u theksuar se kimia mes tyre është thjesht në ekran. (Nuk e dimë nëse është e mundur kjo, por kështu siç e thamë. Kimi skenike, asgjë më shumë!)

Oscar është i martuar me skenaristen Elvira Lind kurse Jessica me Gian Luca Passi de Preposulo, ish-drejtor i marrëdhënieve me publikun tek Armani.