zoom

Aktualitet

Kjo është vajza 24-vjeçare që humbi jetën pas pesë ditësh në koma. Shoferi i aksidentit, i dehur

Një aksident tragjik ndodhi mesditën e 9 prillit, duke prekur një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe drejtuesi ishte i dehur.

Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

Familja po qëndronte në këmbë para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej, kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin, i cili i mori përpara.

Kryefamiljari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare. /ZOOM.AL/