zoom

Aktualitet

Kjo është 64-vjeçarja që u vra nga fqinji në Kuçovë

Gjysmë e zhveshur, e hedhur në një kanal dhe e mbuluar me gjethe ishte fundi tragjik i një 64-vjeçareje nga Kuçova. Një shumë parash e dhënë borxh mund të ketë qenë shkaku i vrasjes makabre të Fatime Sulit nga duart e borxhliut të saj, Fetah Narra, 58 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Kozare të Kuçovës gjatë mbrëmjes së djeshme. E ndjera nuk u kthye në banesë si zakonisht, gjë që alarmoi familjarët, të cilët pas disa kërkimeve të tyre lajmëruan policinë.

Kjo ka bërë që efektivët të vihen në kërkim të gruas, që e kanë gjetur 1 orë pas nisjes së kërkimeve të hedhur në një kanal.