zoom

Aktualitet

Kishte shkuar për ndihmë në spital, vdes 46-vjeçarja nga Pogradeci. Policia jep detajet

Një 46-vjeçare ka humbur jetën sot në Pogradec në rrethana ende të paqarta. Policia njofton se ajo kishte qenë më parë në spital ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Më pas ajo ishte larguar për në banesën e saj, ku dhe ka gjetur vdekjen.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.