zoom

Aktualitet

Para pak muajsh doli nga burgu! Vrau vëllanë, i riu në Dibër kishte probleme të shëndetit mendor

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi gjatë natës Maqellarën në Dibër, ku një i ri vrau vëllain e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës, pak pas mesnate.Sipas dëshmisë së fqinjëve, familja në fjalë ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Autori, 26-vjeçari Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas fqinjëve, familja kishte vetëm këta dy djem, ndërsa autori pas daljes nga burgu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Dibrës.

“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet e veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë gjëra të tjera”, tha një prej fqinjëve.

Kujtojmë se pas krimit, autori është larguar nga banesa, ndërkohë që policia vijon krehjen e zonës, për arrestimin e tij.