Aplikacion
Alessia Vidotto ishte bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj në Vlorë, kur u ndje keq dhe më pas u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.
Sipas nënës së saj, Alessia ishte infektuar nga COVID.
“Alessia ishte mirë: Covid “infektoi” zemrën e saj” shpjegon nëna e 38-vjeçares.
Ajo vdiq nga miokarditi fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit. Në disa raste, kjo patologji, e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre.
Në këtë rast, sipas asaj familjarëve, mjekët shpjeguan se kjo kishte ndodhur për shkak të COVID.
“Sipas mjekëve – dhe nuk kemi arsye të dyshojmë në fjalët e tyre – virusi ka prekur mushkëritë dhe më pas ka infektuar zemrën – shpjegon nëna e saj Elga – Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë në këto ditë Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte “Është vetëm Covid” duhet të ketë thënë ajo me vete”, shtoi nëna e saj.
Alessia ndërroi jetë më 15 gusht.