Aplikacion
Aksioni u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier.
Po ashtu pas hekurave ranë shtetasit Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos. Mësohet se lokali ishte në pronësi të policit.
“Të proceduar janë Maliq Gropa (babai i policit) dhe Bruno Festimaj. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë për përjashtim nga radhët e policisë. Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë L.G. u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë”, tha AMP.
Gjithashtu sqaroi se nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit S.L., i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
“Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi B.F., i dyshuar për “organizim i lojërave të palejuara” dhe “vënia në dispozicion e ambienteve për lojëra të palejuara”, si dhe shtetasi M.G., i dyshuar për “prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.”, sqaron policia. /ZOOM.AL/
Vuçiç në konferencë urgjente, akuzon Kurtin për inskenim të sulmit terrorist në Veri