zoom

Bota

Kina administron mbi 2 miliardë doza të vaksinave COVID-19

Më shumë se 2 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë Kinën.

Më shumë se 889.4 milionë njerëz nga 1.4 miliardë janë vaksinuar plotësisht në Kinë, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Efikasiteti i vaksinave kineze është rreth 70%, kështu që vendit do t’i duhen më shumë se 80% e popullsisë për t’u vaksinuar para se të krijojë imunitetin e tufës“, tha eksperti kryesor i penumologjisë në Kinë, Zhong Nanshan gjatë një konference.

Vendi synon të arrijë imunitetin e tufës deri në fund të këtij viti. Kina kohët e fundit ka zgjeruar fushatën e imunizimit tek grupmoshat më të reja.

Duke pasur parasysh një situatë të kontrolluar përsa i përket COVID-19 shkollat ​​dhe kopshtet në të gjithë Shangain do të përgatiten për semestrin e ri i cili pritet të fillojë më 1 Shtator. / CNN, South China Morning Post